Ramos flet pas eliminimit: Momenti më i vështirë në karrierën time!

Spanja është eliminuar nga Rusia në fazën e 1/8-ve nga ruleta e penalltive. Kapiteni i iberikëve, Sergio Ramos ka folur menjëherë pas ndeshjes, duke u shprehur i mërzitur për gjykimin.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Ky është një nga momentet më të vështirë të jetës sime. Por janë gjëra që ndodhin. Jam krenar që jam spanjoll. Ishte një ndeshje e vështirë, dominuam, patëm mundësi për të fituar por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e krijuara.

gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun. Gjithsesi, jam krenar për shokët e mi, krenar për Spanjën, dhe shpresoj që edhe tifozët në stadium dhe në Spanjë ta kenë parë se u munduam me të gjitha mënyrat për të fituar. Ata duhet të jenë krenarë”, ka thënë Ramos.