Klajda Gjosha: Ja pse është thuajse e pamundur çelja e negociatave qershorin e 2019-ës

“Drejtimi i drejtësisë nga politika dhe mbrojtja që ajo i bën individëve me imunitet ishte e papranueshme nga BE”

Ish-ministrja e Integrimit, deputejta  e LSI-së Klajda Gjosha flet në një intervistë në “standard” mbi vendimin e BE-së që shtyu edhe më një vit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Gjoshës do jetë thuajse e pamundur ccelja e negociatave në qershorin e 2019-ës, pasi sic thekson ish-ministrja, Këshilli për herë të parë ka miratuar një proçedurë shtesë në vendimarrje që është ratifikimi i vendimit nga  parlamentet kombëtare të vendeve anëtare dhe më pas vendimarrja në Këshill.

Intervista

Si do e cilësonit vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë? Çfarë ndikoi më shumë sipas jush në këtë refuzim të rradhës nga Brukseli?

Një vendim i tillë kishte kohë që pritej. Unë e kisha deklaruar disa hërë shqetësimin tim për Qershorin duke parë se si po rridhnin ngjarjet dhe mbi të gjitha duke parë arrogancën e qeverisë për të fajësuar opozitën për çdo gjë. Që në mbledhjen e parë të qeverisë së re në Shtator 2017, nuk u tha asnjë fjalë për integrimin. Madje qeveria nisi duke shkatërruar Ministrinë e vetme që merrej dhe punonte çdo ditë për koordinimin e këtij proçesi. U shkatërruan të gjitha strukturat e integrimit nëpër institucionet qëndrore. Dhe më pas u vijua me kapjen e reformës në drejtësi që me zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme, asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Por drejtimi i drejtësisë nga politika dhe mbrojtja që ajo i bën individëve me imunitet ishte e papranueshme nga BE. Për të mos shkuar më tej për rezultatet e munguara në fushën e krimit të organizuar dhe anti korrupsionit që kanë që çështje tejet shqetësuese për vendet anëtare.

“Jo”-ja e BE, ishte një refuzim nga vendet skeptike të zgjerimit apo vendimi erdhi për shkak se dështoi permbushja e kushteve nga ana e Qeverisë?

Vendet që refuzuan Shqipërinë kanë artikuluar mjaft qartë mungesën e rezultateve të mjaftueshme nga Shqipëria në kuadër te reformave, krimit të organziuar dhe korrupsionit.  Madje Hollanda e ka thënë në mënyrë eksplicite se Shqipëria nuk është gati. Franca ka qē në 2014 që kërkon bashkëpunim produktiv për azilkërkuesit shqiptar dhe institucionet shqiptare nuk kanë qënë serioze për këtë çështje dhe nuk mund të jenë kur Kryeministri deklaron që është normale që shqiptarët ikin nga vendi.

BE vendosi qershorin e vitit të ardhshëm si nje afat kohor për hapjen e negociatave. Nga ana e saj, Qeveria e përcolli këtë si një “fitore”, duke folur për një datë të vendosur tashmë nga Brukseli. Në këndvështrimin tuaj, qershorin e ardhshëm, hapja e negociatave do jetë automatike apo sërish nga BE do ketë një skaner të ecurise së prioriteteve kryesore?

Këshilli ka vendosur që qershori 2019 do të jetë muaji kur vendet anëtare do të mblidhen sërisht për të diskutuar mundësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë. Ky proçes do të ndodhë nën raportimin nga e para të Komisionit Evropian për plotësimin e kushteve. Këshilli për herë të parë ka miratuar një proçedurë shtesë në vendimarrje që është ratifikimi i vendimit nga  parlamentet kombëtare të vendeve anëtare dhe më pas vendimarrja në Keshill. Kjo e bën thuajse të pamundur celjen e negociatave edhe vitin që vjen.

A do ndikojnë sipas jush në vendimin e një viti më vonë, zgjedhjet në Parlamentin Evropian, duke marë parasysh që rrymat  antizgjerim po fitojnë terren brenda Unionit?

Patjeter qe kjo do te jete nje element i shtuar i veshtiresise se rrugetimin tone drejt BE. Per te mos thene qe nuk dihet nese Komisioni do te kete mundesine te dorezoje nje raport mbi Shqiperine pasi do te jete nen tensionin e zgjedhjeve te brendshme. Unë e shoh thuajse të pamundur një vendimarrje pozitive në Qershor 2019!