Fillon skema e kompensimit për fëmijët e abuzuar seksualisht

Australia ka filluar një skemë kompensimi për fëmijët e abuzuar seksualisht në instituticione.

Rreth 60.000 australianë do të kualifikohen për kompensim. Skema njihet  si Skema Kombëtare e Shqyrtimit.

Autoritetet australiane besojnë se një plan për kompensimin prej 3 miliadë dollarë do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së viktimave.

Korrigjimi financiar ishte një rekomandim kryesor i Komisionit Mbretëror për abuzimin e fëmijëve në institucionet Australiane përgjatë shumë dekadave.

Komisioni kaloi pesë vjet duke hetuar vuajtjet dhe abuzimet seksuale të ndodhura në organizatat fetare, shkolla, organizata bamirësie, klube sportive dhe ushtri.

Qeveria australiane pranoi pothuajse të gjitha rekomandimet hetimore.

Nëse viktimat aplikojnë për skemën e dëmshpërblimit, ata nënshkruajnë të drejtën e tyre për të paditur.

“Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të rreth 60.000 njerëzve që janë keqtrajtuar nga organizatat që duhet t’i mbronin ata,” -tha në një deklaratë Ministri i Shërbimeve Sociale të Australisë, Dan Tehan.

Shumë qeveri shtetërore dhe grupe fetare, përfshirë Kishën Katolike, janë bashkuar me skemën.

Shpërblimi maksimal për viktima është kufizuar në 111.000 dollarë.

Pagesa mesatare ka mund të jetë rreth 50.000 dollarë.