As shtesat nuk mjafton, Spanjë-Rusi do të vendoset nga ruleta e penalltive

Spanja nuk kanë mundur që të nxjerrin një fitues as pas 30 minutash shtesë, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Në shtesën e parë, te dyja skuadrat nuk patën asnjë shans, ndërkohë që në të dytin Spanja shtoi presionin.

Në minutën e 109-të Rodrigo iu afrua shumë pranë golit pas një depërtimi shumë të bukur nga krahun i djathtë, por portieri Akinfev shpëtoi në mënyrë spektakolare portën e tij. Në minutën e 115-të spanjollët pretenduan madje dhe për një penallti, por arbitri Kuipers dhe VAR nuk akorduan asgjë.

Tashmë do të vendos ruleta e penalltive se kush do të kualifikohet për në çerekfinale.