Uruguai kalon sërish në avantazh, Cavani shënon super gol (VIDEO)

Ka zgjatur vetëm 7 minuta baraspesha në Sochi, teksa Uruguai ka kaluar sërish në avantazh. Edinson Cavani ka shënuar një super gol në minutën e 62-të me një goditje fantastike në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi Rui Patricios.