Numri rekord, ja sa tifozë i kanë ndjekur ndeshjet e para të kampionatit Botëror

Kupa e Botës në Rusi është një sukses total deri tani dhe natyrisht që jo vetëm tifozët për mikpritjen, por edhe organizatorët janë shumë të kënaqur nga shifrat që janë regjistruar.

Shifrat e para pas fazës në grupe, flasin për diçka më shumë se 7 milionë tifozë, të cilët kanë qenë prezent në stadiume apo në “fan zonat” e ngritura në çdo qytet ku luhet ky turne.

Shefi i organizimit të Botërorit në FIFA, Kolin Smith specifikon. “Jemi shumë të kënaqur nga rezultatet që janë regjistruar deri tani në këtë turne, të organizuar në mënyrë perfekte. Deri tani numërohen 2 milionë e 178 mijë e 894 tifozë që kanë parë ndeshjet në stadiume, ndërsa mbi 5 milionë të tjerë kanë qenë prezent në ‘fan zonat’ e ekraneve gjigante”