Kryemadhi për negociatat: Edi Rama ngeli në klasë

Në një konferencë me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se kreu i qeverisë, Edi Rama po përpiqet që të mashtrojë shqiptarët lidhur me negociatat.

Kryemadhi u shpreh se ngelja në klasë e Edi Ramës, me mos hapjen e negociatave për këtë vit, është një humbje për shqiptarët.

“Ngelësi në klasë sistematikisht i papërgatitur, z.Rama sado që përpiqet të impresionojë me aktrimin e tij ndërkombëtarët, ai nuk ja del dot, sepse këtu nuk bëhet fjalë për të gënjyer politikën serioze të SHBA apo të BE, të cilët kanë faktuar drogën, korrupsionin, zvarritjen e reformave, abuzimet me fondet publike, dhe emërimet e padrejta dhe të paligjshme në administratën publike. Rama me paturpësinë që e karakterizon mund të gënjejë vasalët e tij, ndoshta në vështirësi, ata mundohen të pranojnë mashtrimet e tij për shkak të pozicioneve politike të veta që kanë, por edhe korruptive, për të mbuluar sadopak aferat korruptive të tyre”,- deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se shtyrja e negociatave është një lajm i keq që duhet të bëjë të reflektojë të gjithë klasën politike. Ajo deklaroi se Edi Ramës nuk i duhet lenë edhe një vit kohë për të dëmtuar interesat e vendit.

“Shtyrja e një afati tjetër, pa vendosur akoma, e bën shumë më të vështirë këtë proces. Fakti që kryeministri feston shtyrjen e negociatave për Shqipërinë do të thotë që është një absurditet dhe e vetmja gjë që të vjen ndërmend është që ky njeri më në fund kërkon të fitojë terren akoma dhe një vit më shumë për të shkatërruar dhe për të krijuar një destabilitet ekonomik dhe politik në Shqipëri”,- deklaroi kryetarja e LSI.

VIDEO/KONFERENCA E PLOTË E MONIKA KRYEMADHIT

Bashkëbisedimi me gazetarët i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi: Jemi në një komunikim me mediat, mbas një vizite që patëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një delegacion i Lëvizjes Socialiste për Integrim mori pjesë në konferencën e organizuar nga ish-kongresmenët e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën kishim një diskutim të hapur përsa i përket ccështjes së integrimit europian dhe zgjerimit, por edhe për problemet e brendshme që po kalon ekonomia dhe politika e SHBA-ve. Megjithatë ngjarja e vendimit të Këshillit të Ministrave të jashtëm të BE e ndryshoi pothuajse totalisht axhendën e delegacionit tonë në BE, duke pasur parasysh pozicionimin dhe vështirësitë e reja që përballet sot Shqipëria dhe politika shqiptare. Negociatat ishin jetike për Shqipërinë, në mënyrë që hapja e tyre do të sillte një dritë jeshile në zhvillimin jo vetëm të jetës politike shqiptare, por edhe të jetës ekonomike, e cila do ti jepte një shtysë, një shans më shumë shqiptarëve për të krijuar një stabilitet të madh ekonomik. Por shtyrja e një afati tjetër, pa vendosur akoma, e bën shumë më të vështirë këtë proces. Fakti që kryeministri feston shtyrjen e negociatave për Shqipërinë do të thotë që është një absurditet dhe e vetmja gjë që të vjen ndërmend është që ky njeri më në fund kërkon të fitojë terren akoma dhe një vit më shumë për të shkatërruar dhe për të krijuar një destabilitet ekonomik dhe politik në Shqipëri.

Në emër të LSI, ne kemi një falenderim të veccantë për të gjitha vendet anëtare, të cilat edhe pse me shumë ccështje të brendshme që kanë brenda BE, por edhe në vendet e tyre, ata do të gjejnë kohën për të diskutuar dhe për të ndjekur hap pas hapi, procesin e zhvillimit dhe plotësimin e kushteve të Shqipërisë. Konkluzionet e tyre kanë qenë shumë të qarta. Këshilli I Ministrave të BE foli me gjuhën e opozitës, atë gjuhë që opozita për më shumë se tetë muaj artikulon në jetën politike shqiptare, edhe pse për një kohë të gjatë ne kemi mbajtur një gjuhë diplomatike për shkak të hapjes së negociatave. Jemi treguar mjaft të kujdesshëm. Arrijmë në konkluzionin se kjo gjuhë diplomatike nuk ka më vlerë sot në këtë realitet të hidhur që po përballet edhe Shqipëria, por edhe vetë BE. Prandaj duam të theksojmë me zë të lartë që Shqipërisë nuk i çelen negociatat, sepse nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet, të cilat janë vendosur në vitin e fundit, madje Këshilli rrëzon dhe rekomandimin, pasi është artikuluar nga Komisioni për hapjen e negociatave pa kushte, dhe rivendos kushtet e vjetëra, por vendos dhe kushte të reja për Shqipërinë, dhe sidomos për qeverinë shqiptare.

Shqipëria nuk e ka kaluar klasën dhe do duhet sërish të hap provimet e saj, por këtë rradhë me kushte shumë të vështira dhe me një bazë materiale shumë më të madhe dhe shumë më voluminoze. Shqipëria tashmë ka kushte madhore, që kërkojnë një punë voluminoze si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, drogës, dhe ecja me ritme sa më të shpejta për të zhvilluar pa pasur ndikim politik në procesin e Vettingut. Sepse të mos harrojmë që vetëm në gjashtë muajt e fundit janë kryer vetëm 25 raste të Vettingut, kur janë edhe 800 të tjera për tu kryer. Pra në rastin më të mirë, do të duhet që Reforma në Drejtësi të funksionojë pas 16 vjetëve.

Pra, i bie që një nga 5 kushtet kryesore që kanë qenë në lidhje me Reformën në Drejtësi e shtynë jashtëzakonisht në ohë nëse ne do të ecim me këto ritme, sicc kemi ecur dhe tashmë. Po kështu ngritja e SPAK dhe Byrosë së Hetimit janë kushte të rëndëishme, të cilat përsëri ne shikojmë mungesë vullneti nga mazhoranca për ta ngitur, sepse ata I kanë shanset dhe mundësitë për ta ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por ky institucion nuk ngrihet për të vetmin shkak sepse ngritja e këtij institucioni do të krijonte ngritjen e menjëhershme të SPAK dhe të Byrosë së Hetimit, e cila do të vinte përballë përgjegjësisë qeverinë dhe shumë politikanë apo dhe shumë institucione të tjera që kanë qenë nën ndikimin e korrupsionit.

Gjithashtu mungesa e Gjykatës Kushtetuese, mungesa e Gjykatës së Lartë, të cilat vënë përballë jo vetëm jetën politike shqiptare, por edhe qytetarët shqiptarë në mos funksionimin dhe ecjen me hapa normal, sicc duhet të eci ccdo vend europian, përsa I përket proceseve që janë në sistemin gjyqësor. Dialogu politik, ekonomia informale, reforma zgjedhore sikurse dhe një kusht I fundit për azilkërkuesit I fut shqiptarët në rradhët e gjata të ambasadave. Shqiptarët nuk mund të harrojnë rradhët e gjata në ambasada për të marrë një vizë, apo dhe më keq trafikun e tmerrshëm të vizave. Këshilli gjithashtu ka vendosur për herë të parë në procesin e vendimmarrjes për negociatat, që jo vetëm Komisioni Europian të raportojë në plotësimin e kushteve, por para se të merret vendimi duhet të ratifikohet në të gjitha parlamentet. Deri më sot ne kishim vetëm dy parlamente europiane si Gjermania dhe Hollanda, ata të cilët do të ratifikonin hapjen e negociatave. Tashmë që këtej e tutje do të kemi 27 parlamente, në të cilën do të përballet hapja e negociatave të Shqipërisë. Kjo do të thotë që në realitetet e ardhshme që ne do të presim, do të jenë realitete më të vështira, do ta kushtëzojnë dhe do ta vështirësojnë jashtëzakonisht shumë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Festa e djeshme e ministrit të Jashtëm dhe të Kryeministrit për fillimin e një procesi skrinimi, për analizën e përafrimit të legjislacionit është jashtë ccdo lloj normaliteti. Ju rikujtoj atyre që puna për kapitujt 23 dhe 24 ka filluar që në Janar të vitit 2017. Ky është një proces I cili ka nisur nën drejtimin e Ministres së Integrimit të asaj kohe, znj, Klajda Gjosha, por sot ne të gjithë e dimë që MInistria e Integrimit nuk funksionon më. Tashmë ajo është thjesht një drejtori në një nga zyrat e Ministrisë së Jashtme. pra do të thotë, interesimi apo rëndësia që qeveria I jep procesit të integrimit europian. Ti mashtrosh sot shqiptarët është e padrejtë, kjo nuk është vetëm një fitore që mund ta quaj z.Rama, por kjo është një humbje e madhe dhe për shqiptarët.

Ngelësi në klasë sistematikisht i papërgatitur, z.Rama sado që përpiqet të impresionojë me aktrimin e tij ndërkombëtarët, ai nuk ja del dot, sepse këtu nuk bëhet fjalë për të gënjyer politikën serioze të SHBA apo të BE, të cilët kanë faktuar drogën, korrupsionin, zvarritjen e reformave, abuzimet me fondet publike, dhe emërimet e padrejta dhe të paligjshme në administratën publike. Rama me paturpësinë që e karakterizon mund të gënjejë vasalët e tij, ndoshta në vështirësi, ata mundohen të pranojnë mashtrimet e tij për shkak të pozicioneve politike të veta që kanë, por edhe korruptive, për të mbuluar sadopak aferat korruptive të tyre.

Të mos harrojmë pak ditë më parë, të gjithë jemi dëshmitarë të kapjes së miliona eurove në portin e Durrësit nga ndërkombëtarët. Mund të gënjejë familjen politike kryeministri, ministrat apo përfituesit e tij, madje mund të organizojë edhe ndonjë shfaqje për këtë rast, mos u ccudisni kur të shikojmë ndonjë koncert madhështor në Sheshin Skënderbej, për shtyrjen e negociatave, që tashmë në ethet e fundit të pushtetit të tij, ai do të mundohet që të largojë vëmendjen nga problematikat që ka. Një tjetër problem I madh I evidentuar në raportin e ndërkombëtarëve, shprehet qartë mungesa e vullnetit të qeverisë për të vënë përpara drejtësisë peshqit e mëdhenj, që tashmë janë evidentuar nga ndërkombëtarët, por kanë mbrojtjen fanatike dhe sistematike të Edi Ramës dhe ndikimin e tij në sistemin e drejtësisë, për të mos dalë përpara drejtësisë.