VIDEO/Përplasen folësit te protesta e teatrit

Në protestën kundër prishjes së Teatrit sot u regjistrua edhe një incident, që i detyroi organizatorët të ndërhynin.

Një djalë i ri rreth të njëzetave mori fjalën, për të shprehur mendimin e tij për teatrin, por diskutimin e nisi me një pyetje të thjeshtë: “Pse nuk janë këtu me ne, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Po si mund të vijë Lulzim Basha këtu, kur vodhi Rrugën e Kombit”?

Në këtë çast, tre persona kërkuan ta largonin nga foltorja, i rrëmbyen mikrofonin nga dora duke e shoqëruar jashtë skenës.

Debati

I riu: Unë nuk po zgjatem shumë, por po merrem thjesht me liderat, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. A kanë moral ata të vijnë këtu, një njeri që vodhi te Rruga e Kombit, një njeri që i shiti detin Greqië …

Reagimi: Po ik ore, do merresh me Rrugën e Kombit, aty udhëtojnë me mijëra makina, ik ore k**

I riu: Të përballemi me argumente… (e rrethojnë dhe e largojnë nga foltorja me forcë)

Reagimi: Po ca re… ik ore zagar, ik ore horr, hala me Rrugën e Kombit u merrkeni ju…