Të negociosh me qen…

Nga Ylli Dylgjeri –

Dje në mbrëmje në ambjentet e Teatrit Kombëtar një artist kish marrë me vete edhe qenin gjatë ligjerates së Tij në mbrojtje të institucionit nga prishja.
Po e ndiqja Live këtë çast, e për një moment dëgjoj që i zoti artist e ngre zërin në mikrofon.
Jo prishjes! – thërret Ai.
Por nuk ishte e thënë. Kafsha që rrinte në krah, u ndërsye dhe ju hodh të zotit. Kafsha u nxeh. Lehu! I zoti po thërriste në podium dhe kjo ishte shkaku i acarimit të kafshës. U çorr pas Tij, lehu sërisht, dhe kërkoi më shumë vëmëndje nga i zoti që po ligjëronte edhe Ai për më shumë vëmëndje nga zotrat që kishin vendosur… për prishur Teatrin.
Të dy qëniet kërkonin vëmëndje: Qeni qenshe dhe artisti njerzishëm.
Kaq kërkonin. Më shumë vëmëndje.