“Mos kini frikë nga Shqiponjat”, Rama jep lajmin e mirë për Xhakën e Shaqirin: U kry!

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi në faqen e tij në Facebook dy numra llogarie për të kontribuar për dy lojtarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas festimit me shqiponjë në ndeshjen me Serbinë.

Sot, kreu i qeverisë jep lajmin e mirë po në rrjetet sociale ku thotë se misioni për të ndihmuar dy lojtarët shqiptarë që i dhanë fitoren Zvicrës me golat e tyre në kampionatin botëror Rusi 2018.

“U kry, faleminderit të gjithëve,” shkruan Edi Rama bashkangjitur fotos me nismën “Mos kini frikë nga Shqiponja”.

Pas vendimit të FIFA-s për dy lojtarët e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, për simbolin e shqiponjës gjatë ndeshjes me Serbinë, shumë personalitete vetëofruan para për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të dy lojtarëve.

Pjesë e kësaj “fushate” u bë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook-un e tij publikoi numrin e llogarisë ku të gjithë mund të jepnin kontributin e tyre për të paguar gjobën e lojtarëve.

“Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA😊,” shkruante Rama.