Low: Gjermania ka nevojë për shumë ndryshime

Pas eliminimit nga Botërori 2018, Joachim Low dha një intervistë duke thënë se skuadra e tij duhet të bëjë ndryshime të mëdha pas kësaj.

Gjermania nuk arriti të kalojë tutje, megjithëse kishte mundësinë në ndeshjen e fundit nuk arriti ta fitojë.

Gjermani pësoi humbje nga Korea Jugore me rezultatin 2-0 dhe mbeti e fundit në Grupin F.

“Kemi situatën e vitit 2004 kur Gjermania u eliminua nga Kampionati Evropian në fazën e grupeve. Pas asaj u bënë shumë ndryshime. Për 14 vite ne u bëmë më të mirë, ne ishim ndër skuadrat më të forta gjatë 10 viteve të fundit”, u shpreh Low.

“Ne ishim kampion bote. Por tani me eliminimin dhe dëshpërimin e madh ne duhet patjetër të reflektojmë me hapa të sigurt. Na duhen ndryshime, ndryshime të mëdha. Duhet të bisedojmë për këtë”, shtoi ai.