Donald Lu dëgjesë para Senatit për postin e ri: Nëse konfirmohem, do punoj për interesat e SHBA

Donald Lu, në përfundim të detyrës së tij si ambasador i SHBA në Shqipëri, ka marrë propozim për një angazhim të ri. Më herët është publikuar lajmi se Donald Lu do të vijojë punën ai ambasador i Shteteve të Bashkuara, këtë herë në shtetin e Kirgistanit.

Ditën e sotme, Lu është paraqitur në një seancë dëgjimore para Senatit, lidhur me postin e ri.

Në seancën në Komitetin për Çështjet e Jashtme, Donald Lu tha se:

“Për 3 vjet kam punuar si shef i misionit në Kirgistan. Jam i nderuar që u caktova ambasador i ri i këtij vendi. Nëse konfirmohen, do të punoj për interesat e SHBA. Unë besoj në një dialog konstruktiv me qeverinë e Kirgistanit, dhe besoj se do të punojmë fort për një gjyqësor të pavarur dhe shtet ligjor”.