Bleona Qereti revoltohet me Arian Çanin, largohet nga studio (VIDEO)

Bleona Qereti është nervozuar me drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani pasi në ekran u shfaq video ku aktori Rezat Veleshnja imiton këngëtaren teksa ngrin vezët. Këngëtarja është ngritur nga karrigia dhe është nisur për të dalë.

“Betohem që kjo është hera e fundit që unë do të jem këtu nëse nuk e heq këtë video. Ky është skandal, është injorancë e madhe. Je duke ofenduar të gjitha femrat me këtë”, – tha artistja e mirënjohur, Bleona Qerreti. Por pas këtyre fjalëve, ajo është rikthyer e qeshur në studio.