Balla dhe Basha përballen në gjykatë me 10 korrik për 3.4 milionë eurot

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar datën 10 korrik në ora 13:00 per shqyrtimin e padisë për shpifje të deputetit Taulant Balla ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Bëhet fjalë për deklarimet e bërë nga ana e kreut demokrat në seancën plenare, ku akuzoi Ballën si të përfshirë në transportin e parave që u kapën pak ditë më vonë në Portin e Durrësit.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtari Luan Hasneziri ndërkohë që deputeti socialist ka depozituar edhe një kallzim penal për Bashën ne prokurorinë e krimeve të rënda, ku e akuzon për dekonspirim të operacionit.

Kallzim që pritet ti bashkangjitet dosjes së këtij trafiku të pa ligjshem pas shpalljes së moskopetenecs nga prokuroria e Durrësit.

Ndërkohe paditësi, Taulant Balla, reagoi në rrjetin social facebook,  duke shkruar se  fotogarfia që ai publikoi në parlament është një provë që e penalizon rëndë kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet sipas tij të  drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.

Balla: Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit!Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.Në respekt të ligjit kjo provë do të depozitohet në organet e drejtësisë.Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun:

A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?

A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?

A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?

Përpjekja e sotme e PD që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën!

Akuzave Basha iu përgjigj vetëm pak minuta më  vonë, duke theksuar se personin të cilin Balla pretendon se është vëllai i dy të shpallurve në kërkim për eurot e sekuestruara në Durrës, nuk e njeh.

Basha jep këtë version pse ai është fotografuar në zyrën e tij.

Basha: “E ka marrë foton nga banda e Elbasanit. Unë si politikan takoj me mijëra njerëz. Një gjë është e saktë, nëse është ashtu ta marrin ta arrestojnë. E kam të pamundur për momentin se unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë po lidhja me foton më tregon se Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit.Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Të tjerat janë pesë me hiç janë përpjekje që kriminelët dhe garantuesit e pastrimit të parave këtë rast Taulant Balla ti shpëtojnë konseguencave ligjore.

Kryetari i Partisë Demokratike, i qëndron akuzës se Taulant Balla ka qenë garant për transportin e 3.4 milion eurove.

Basha: Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit. Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit.