Balla-Bashës: A janë kushërinjtë Vladi, financues të PD-së?!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se depozitoi sot në prokurori foton që publikoi dje në Kuvend, në të cilën pretendonte se ishte vëllai i një prej kushërinjve Vladi të shpallur në kërkim për 3.4 milionë eurot kontrabandë, me kryetarin e Partisë Demokratike.

Balla i drejton 3 pyetje Bashës në lidhje me foton.

Sipas tij a është ky grupim financues në fushatat e Partisë Demokratike?!

“Lulzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit! Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V”.

“-A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?

-A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?

-A bëjnë pjesë këta persona në një rreth të ngushtë të Lulëzim Bashës?”