Negociatat/ Spiropali: Shqipëria fitoi një datë, opozita nxin. Shehi: Na lanë jashtë

Hapja e negociatave dhe shtyrja e tyre për vitin e ardhshëm janë në qendër të debatit politik dhe janë bërë shkas për akuza mes kampeve politike.

I ftuar në emisionin “Studion e Hapur” në News24 kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është përplasur me deputeten e PS-së Elisa Spiropali sa i përket hapjes së negociatave. Shehi ka hedhur akuza kundrejt qeverisë dhe ka hedhur poshtë pretendimet e saj për hapjen e negociatave në vitin 2019. Ndërkaq për Spiropalin Shqipëria fitoi një “Po” dhe fitoi një datë, duke akuzuar opozitën se u vendos kundër hapjes së negociatave.

elisa spiropali

Spiropali: Një vendim i vështirë më i mirë se ç’e prisnim. Shqipëria ishte në një udhëkryq nga ku mund të mbeste dhe në një rrugë pa krye sepse disa vende deri në atë moment ishin të paqarta.

Shqipëria fitoi një “Po” dhe fitoi një datë, çka ishte për ne e paimagjinueshme për shkak të politikave të brendshme.

Opozita nxiu dhe sterroi sot në Kuvend dhe çdo vend tjetër duke u përpjekur të manipulojë opinionin publik.

PD s’ka asnjë qëllim të ndryshojë. Pa ndërgjegje, pa moral por edhe të humbur në betejën e tyre.

Shehi: Pritëm që do hynim dhe na lanë jashtë. Pjesa tjetër janë llafe kot. Tani doli sikur ne dje e morëm vesh që do hymë në Europë.

studio e hapur dashamir shehi

Spiropali: Shqipëria është ndarë përfundimisht nga rruga e errët. Ndërkohë influenca gjermane ishte vendimtare. Zoti Basha tha se Bundestagu ishte kundër, doli me deklaratë. Me ato që dëgjuam sot u habitëm.

Shehi: Kush është rruga e errët? Basha s’ka asgjë në dorë. Ju jeni në qeveri dhe keni 5 vjet që grabisni shqiptarët.

Spiropali: Ne nuk kemi bërë kurrë kështu. Kjo nuk është parë e dëgjuar në Shqipëri. Një opozitë që të humbasë ndërgjegjen kombëtare. Që ta bësh të bardhën të zezë.

Shehi: Do ta bëjmë rozë.

Spiroapli: Ju kishit parashikuar një skenar apokaliptik.

Shehi: Në rrugë të zezë kush e futi Shqipërinë. Ju e futët.