Milionat në Toyota, Xhafaj – Bashës: Ti bëj kujdes! Po shkel në dërrasë të kalbur

Në parlament sot u zhvilluan debate për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në 2 “Toyota” në portin e Durrësit.

Pas akuzave të Bashës nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm e paralajmëroi kryedemokratin të “bëjë kujdes”.

“Trego me emër e mbiemër agjencinë e huaj të specializuar që ta dha informacionin. Jo vetëm bëhesh qesharak po s’dihet në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur.

Veprën time si ministër e keni para syve, jeni të ftuar ta gjykoni e hetoni. Përgjegjësinë time politike lidhur me të iu sfidojë ta gjykoni deri në detajin më të vogël”, tha ministri teksa më tej hodhi akuza ndaj opozitës.

“Ata se duan vetingun dhe bandat i përdorin si marioneta”- tha Xhafaj nga foltorja e parlamentit.