E pazakontë/ Marcelo u dëmtua në shpinë për shkak… të dyshekut të hotelit

Brazili është në ankth për Marcelon, i cili doli nga fusha pas 10 minutash në ndeshjen ndaj Serbisë pas një problemi në shpinë. Arsyeja për dëmtimin e mbrojtësit të Real Madridit ishte e pazakontë. “Mund të ketë qenë për shkak të dyshekut në hotelin ku ishim në Moskë”, tha doktori i “Selecao” Rodrigo Lasmar. Mjeku Seleçao nuk bën asnjë parashikim, por mbrojtësi me shumë mundësi do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Meksikës.

Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi është përpjekur menjëherë për të qetësuar skuadrën dhe tifozët: Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Falë Zotit nuk është asgjë serioze. Për pak kohë do të rikthehem në fushë. Jam i lumtur për fitoren”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Brazili është i shqetësuar jo pak për të. Ndeshja e 1/8-ve ndaj Meksikës është pranë (të hënën në orën 16:00), teksa mjekët përpiqen që të jenë të kujdesshëm: Është shumë shpejt për të folur për këtë problem. Duhet të presim 24 orë për të dhënë një diagnozë më të saktë”. /Koha Jonë/