Berisha takon Zaev: Diskutime për linjën hekurudhore mes dy vendeve

Ish- kryeministri Sali Berisha ka takuar kreun e ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Berisha i cili shkruan se takimi mes tyre është fokusuar në zhvillimet e fundit mes dy vendeve.

Një ndër to është edhe rrjeti hekurudhor mes Shqipërinë dhe Maqedonisë.

“Në Forumin e Crans Montana, në një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev duke diskutuar për zhvillimet në dy vendet tona.

Shfrytëzova rastin të uroj kryeministrin per vendimet e tij të rëndësishme për vendin e tij dhe rajonin.

Pata kënaqësi për njoftimin që kryeministri më dha për tenderin që qeveria e tij ka hapur për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që ky takim vjen vetëm dy ditë pasi Shqipërisë dhe Maqedonisë iu shtynë edhe për një vit hapja e negociatave me BE-në.

Ndërsa Maqedonia është shumë pranë anëtarësimit në NATO.