Artistët në protestë, Gent Zenelaj i drejtohet Kiço Londos: Mos qaj, do bëjmë Teatër më të bukur

Ndonëse mazhoranca votoi gjatë seancës së sotme të Kuvendit futjen në kalendar të pr.ligjit për t’i hapur rrugë shembjes dhe ndërtimit të ri të Teatrit Kombetar, artistët janë mbledhur pasditen e sotme sërish para godinës së Teatrit për të protestuar kundër shembjes së këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij, aktori Gent Zenelaj i është drejtuar Kico Londos, i cili qëndronte në një nga dritaret e Teatrit Eksperimental duke i kërkuar të mos qante sepse do bëhet një teatër më i bukur.

“Po u them atyre që do të vijë dita që ta bëni gjumin e qetë, më kanë akuzuar mua se jam partiak se votojmë atë parti që duam. Ju keni partinë e lekut, zoti i juaj është leku, bëni be për lekun. Më lejoni t’u quaj qytetar të lirë të këtij vendi, unë sot përulem para jush. Faleminderit që zgjodhët që të jeni të lirë. Kiço mos qaj, ne do ta bëjmë teatrin në rrugë, do bëjmë një teatër më të bukur. Kiço mos qaj”- u shpreh Zenelaj.