“Shqiponjat” bëhen bashkë, 27 mijë dollarë për një ditë

Një ditë e vetme ka mjaftuar që shqiptarët të plotësonin 25 mijë dollarë, madje edhe më shumë, për të shlyer gjobën e çuditshme që FIFA vendosi për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Në llogarinë e hapur vetëm pasditen e së hënës, tashmë nga 25 mijë dollarë të nevojshme për shlyerjen e gjobës, janë mbledhur gati 27 mijë dollarë. Paralelisht me këtë llogari, ishte edhe Kryeministri Rama, i cili një ditë më parë publikoi një tjetër llogari për shlyerjen e gjobës së dy futbollistëve.

Sigurisht Federata Zvicerane e Futbollit apo vetë futbollistët nuk e kanë fare problem për ta paguar gjobën, që ta është një shumë qesharake, por kjo nismë kishte karakter simbolik, sidomos për shqiptarët (ishin shumica e donatorëve), që janë ndier krenarë për mënyrën e festimit me shqiponjën dykranare, simbolin e Flamurit Shqiptar.