Rama publikon videon e Bashës: Efendilerët esadistë të Shqipërisë dhe Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në facebook ku e cilëson Lulzim Bashën si esadist. Në video, Rama ka shkëputur pak nga fjalimi i Bashës më 21 qershor 2018 nga foltorja e Kuvendit ku deklaronte: “Verdikti i Gjermanisë: Negociatat nuk hapen sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet”.

Sakaq, fill pas kësaj deklarate të Bashës, shefi i qeverisë ka vendosur në video edhe deklaratën e  Michael Roth, ministrit të Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale i cili konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë.

“Efendilerët esadistë të Shqipërisë dhe Gjermania mike jo më larg se dje paradite”, shkruan Rama. Kujtojmë se BE vendosi shtyrjen e negociatave të Shqipërisë në qershor të vitit 2019.