Negociatat, Rama e nis ditën duke sulmuar opozitën: Akuza vulgare

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën me ndarjen në faqen e tij në facebook të asaj që ai e quan kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët postuar nga Këshilli i Europës dhe nuk e ka kursyer sërish përgjigjen kundër opozitës, ku kjo e fundit e bën atë përgjegjës për dështimin e radhës e që vendi mbeti sërish jashtë dyerve të Bashkimit Europian.

Mesazhi i Ramës 

MIRËMËNGJES 😊 Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur 🤗