LSI, Rama: Reagimi i qeverisë për negociatat, fyerje për shqiptarët

Zv/kryetari i LSI-së Luan Rama, doli në një deklaratë për mediat pas vendimit të BE-së për të shtyrë me një vit çeljen e negociatave të anëtarësimit. Rama tha se qeveria po përpiqet që këtë vendim ta shes si fitore, por që LSI-ja e quan fyerje për shqiptarët. ”Ministrat e BE vendosën të mos i çelin negociatat për Shqipërinë dhe kjo është paraqitur si fitore nga qeveria shqiptare”, kështu u shpreh Luan Rama.

Rama përmendi kushtet e BE-së për qeverinë. ”Ministrat vendosën të mos i çelin negociatat, duke përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria. Kjo është një mesazh i qartë dhe transparent ndaj qeverisë shqiptare. Përpjekjet e qeverisë për ta pasqyruar si fitore është përpjekja e radhës për t’u tallur për shqiptarët”, tha Luan Rama në një deklaratë për mediat.

Më tej, në deklaratën e tij, Luan Rama u shpreh se BE nuk mund të pranojë një qeveri të lidhur me krimin. “Ata nuk mund të pranojnë një qeveri që ka zgjedhur që të ketë partner krimin”, tha Luan Rama.