Ironia e Dylgjerit me ambasadoren e BE

Vendimi i vendeve të BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë ka shkaktuar jo pak reagime në Tiranë. Mazhoranca e sheh si sukses, ndërsa opozita si dështimin më të madh të qeverisë. Në krah të mazhorancës është renditur sot dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila tha se vendimi i BE është një arritje e madhe e qeverisë.

Për këtë çështje ka shkruar edhe gazetari Ylli Dylgjeri, i njohur për ironitë dhe sarkazëm e tij.

“Vetëm ky lloj gjedhi sheh jeshil: bar jeshil dhe dritë jeshile”, shkruan Dylgjeri duke e shoqëruar komentin edhe me dy foto, që i shikoni më poshtë.