E huaja në plazh

Nga Agim Xhafka –
Një turiste spanjolle na bëri “vizitë” çadër më çadër me një qese plastike në dorë. Mblodhi bishta cigaresh,shishe birre të hedhura,lëkura shalqini,fara pjeshkësh… dhe i zbrazi te një kazan,atje tutje.
E bëri xixë plazhin. Nga trupat e dergjur në shezlongë dëgjohej shqip:
-Qenka e huaj,qenka e huaj.
Gati sikur nënkuptohej:
-Gjynah,i ka fluturuar mendja të shkretës.