Batuta e Agron Llakajt për Ramën: Macron të kthejë atletet

Agron Llakaj e ka të pamundur që të mos e shfaqi humorin e tij edhe nëse është i ftuar në panel për sportin. Mbrëmë ka qënë i ftuar në emissionin ‘’Gol21”që transmetohet cdo ditë në ekranin e Vizion Plus, në orën 23:00.

Që në prezantim të tij, Llakaj ka ironizuar situatën aktuale politike në Shqipëri duke u shprehur se nuk i ka parë ndeshjet, për shkak të bisedës që kishte me Macron për negociatat: “Sot jemi zënë bashkë se më tha që hapen në qershor të 2019, atëhëre urgjentisht ktheja atletet Edi Ramës, i thashë Macronit”. Për batuta më tepër, ndiqni videon më poshtë.

Edi Rama ka folur shpesh për miqësinë personale me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Madje në takimet që ka zhvilluar, në pallatin presidencial të Francës, Edi Rama i ka dhuruar Macron dhe një palë atlete “Adidas”.