Tabaku: Ditë e trishtë për shqiptarët, BE ndëshkoi qeverinë e tepsisë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të BE për shtyrjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Tabaku fajëson qeverinë Rama për këtë vendim dhe shprehu frikën se “nëse vazhdohet me politikën e tepsisë dhe krimit të organizuar, dështim i do të jetë sërish i garantuar.

Ja postimi i plotë i deputetes Tabaku

Një ditë e trishtuar për shqiptarët dhe një sinjal i qartë që fasada e qeverise Rama nuk na çel negociatat. Për të dytën herë në radhë kryeministri Rama dështon. Europa ngeli në klasë qeverinë e tepsisë njësoj si atë të rilindjes. Korrupsioni dhe Krimi Organizuar janë pengesat e mos çeljes së negociatave për Shqipërinë sipas vendeve anëtare të BE. Dy pika që ne si opozitë i kemi ngritur përballë murit të heshtjes së qeverisë së korruptuar dhe me ministra të lidhur me krimin e organizuar. Nuk fitohet anëtarësimi duke kërcënuar BE por duke luftuar për arritjet e kritereve. Nuk arrihet qëllimi madhor vetëm se përmes vullnetit politik të qeverisë dhe jo një qeverie të lidhur me krimin e organizuar dhe pastrimin e parasë. Shqipëria e ka ende një shans, vitin e ardhshëm. Por nëse do vazhdohet me poltikën e tepsisë dhe krimit të organizuar dështimi është i garantuar.