Sekuestrimi i 3.4 mln eurove, Pjerin Ndreu: Lulush Babalja kërkon të bëhet kryeministër

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të PD-së lidhur me sasinë e 3.4 milionë eurove që u sekuestruan në portin e Durrësit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ndreu sulmoi opozitën me pretendimin se kjo e fundit fabrikon, ndërsa shton se risi është babalizimi i partisë. Mes ironisë socialisti thekson se “Lulush Babalja kërkon të bëhet kryeministër”.

“Cfare nuk fabrikojne ne PD ! Edhe pijaneci apo llafazani me i rendomte i lagjes do jua kishte zili ! Babalizimi i partise eshte risia e re, qe Lul Basha i ka bere dhurate opozites se lodhur shqiptare ! Dhe Lulush Babalja kerkon te behet kryeminister!”, shkruan Ndreu.