Festoi me shqiponjë golin, a do ta hetojë FIFA lojtarin e Arabisë Saudite? (VIDEO)

Arabia Saudite fitoi 2-1 ndaj Egjiptit, me një gol në sekondat e fundit, që i dha tre pikët e para në Kupën e Botës. Gjithsesi ajo që spikati më shumë ishte festimi i Salem Al Dawsarit me shqiponjë, duke kryqëzuar duart menjëherë pasi shënoi golin.

FIFA pas rastit të Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteiner duhet të nisë hetimin edhe për futbollistin e Arabisë Saudite, pasi serbët tashmë do të fillojnë që të paraqesin ankesën e radhës. /Koha Jonë/