Lovren tregon “sekretin” se si ndali Messin: Ja si ishte plani ynë …

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren bëri një ndeshje fantastike në suksesin 3-0 të kombëtares së tij ndaj Argjentinës, duke arritur që të ndalin Messin. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se “Plashti” nuk është një futbollist i pandalshëm. Kur është pyetur nëse është surprizuar kur se si ka ndalur Messin, ai është shprehur: “Jo. Sigurisht që ne e respektojmë Messin, pasi është një nga futbollistët më të mirë në botë, por ai mund të ndalet. Ne mbrojtëm si ekip, dhe ky ishte dhe rezultati”.

Lovren është shprehur se Kroacia nuk pati një plan të veçantë për të ndalur Messin. “Ishte për Argjentinën, jo për të. Ne besuam nga fillimi, se mund t’ia dilnim, pasi mbrojtëm në bllok. Ata nuk kishin shumë mundësi për të qenë të sinqertë. Tani kemi ndeshjen e tretë në grup ndaj Islandës, të cilin do të përpiqemi ta fitojmë për ta mbyllur në vendin e parë, dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Lovren. /Koha Jonë/