Fundjavë VIP/E diela e Blendi Fevziut (VIDEO)

Blendi Fevziu është një ndër personazhet më të njohur të botës së ekranit në Shqipëri. Prezantuesi i programit “Opinion” zgjedh që në fundjavë, kryesisht, të bëjë ecje me vrap. Këtë të dielë u kap nga paparaci ynë në Laguna Blu në Qerret (Kavajë).

Fevziu, pasi ka trazuar për pak javë mjedisin mediatik shqiptar me Ben Blushin, e ku nga larg pronari i TV KLAN Aleksandër Frangaj vëzhgonte çdo lëvizje të kësaj dyshe VIP në median shqiptare, sot ka dalë të relaksohet në pyllin me pisha buzë detit.

Ngarkesa e një pune titanike për një emision popullor, siç mbetet “OPINION”, i cili transmetohet live nga e hëna në të enjte, natyrisht kërkon edhe ç’lodhje, antistres. Dhe e ka gjetur; ecje me vrap, jo me ritmin e Arian Çanit, porse vrapon admirueshëm.

Konkurenti i Fezviut, i mirënjohuri Ylli Rakipi, drejtues i emisionit shumë të shikuar “Te PaEkspozuarit” preferon notin, një sport relaksues, që don vullnet e kurajo për të shkuar në thellësi, ku pakkush guxon.

Ndërsa për Eni Vasilin, Sokol Ballën dhe Ilva Taren akoma nuk kemi të dhëna nga paparazi! Kurse Artur Zheji, tregojnë burimet e stafit të tij, këtë të dielë, ndjen aromën e detit në brigjet Vlorës.