Shfrytëzim prostitucioni në Itali, kush është 47-vjeçari nga Tirana i arrestuar

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë per Marko Hidrin, 47 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.