Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Xhafaj dhe Drejtori i Policisë vizitë në Gjermani, diskutohet për refugjatët

Kryesore
E shtunë, 14 Gusht 2021 18:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilluan këto ditë një vizitë zyrtare në Gjermani. Pas takimit me ministrin homolog, sot ministri Xhafaj dhe delegacioni që e shoqëronte janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Dieter Roman.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në takimin mes zyrtarëve të dy vendeve është folur dhe për fluksin e emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE. Duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë shqiptare, Romann u shpreh se: ‘‘Jam i nderuar dhe shumë i lumtur për këtë mundësi për t’u takuar dhe për të biseduar rreth temave të përbashkëta”. Ministri Xhafaj theksoi se qëllimi i vizitës është konsolidimi më tej i marrëdhënieve të deritanishme, për t’i bërë model në rajon.

Mund t'ju interesojë

Tajlanda, Malajzia u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin vendet e BE-së të prekura nga protestat

Tajlanda, Malajzia u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin vendet e BE-së të prekura nga...

Para 33 minutash

Para 13 orësh
I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemr...

Para 14 orësh

Në këtë kontekst ministri Xhafaj u shpreh se asistenca dhe përvoja e Gjermanisë është shumë e rëndësishme, veçanërisht nga këndvështrimi strategjik, në kushtet e procesit të reforminit të Policisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vijim, ata u ndalën tek situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate. Për këtë çështje, shtoi ministri Xhafaj, kam diskutuar edhe me Komisionerin e BE-së, Avramopoulos dhe kam kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga Brukseli. Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve.

Për Gjermaninë, u shpreh Romann, përballimi i situatës që lidhet me migracionin është detyrë parësore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Federale, kjo edhe e lidhur me mungesën e informacionit nga vendet e origjinës, vështirësisë në identifikimin e individëve, apo problematika të sigurisë që shoqërojnë këtë fenomen.

Lidhur me këtë çështje Drejtori Ardi Veliu u ndal tek masat që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, veçanërisht ajo kufitare për një menaxhim sa më të mirë të regjimit të kufirit.

Ai u ndal po ashtu, edhe në mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Veliu falënderoi Policinë Federale për ndihmën që i ka ofruar Policisë së Shtetit. Romann u shpreh se ishte shumë i impresionuar nga arritjet dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit. Ai pranoi me shumë entuziazëm ftesën e Ministrit Xhafaj për të vizituar Tiranën.

Takim me Policinë Kriminale Federale

Një tjetër takim u zhvillua në Policinë Kriminale Federale, midis Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Arsimimit dhe Kërkimit Shkencor në BKA, Gerhard Hantschke.

Hantschke tha se bashkëpunimi aktual është në nivele të larta. Ata ranë dakord mbi rritjen e këtij bashkepunimi, si në fushën e krimit të organizuar, krimeve të drogës, trafikimit të personave, vjedhjeve të banesave etj.

Zyrtari i Policisë gjermane përmendi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në kuadër të Task-Forcës “Anti Skifter” si dhe “Forca e Ligjit”. Drejtori Veliu, e njohu bashkëbiseduesin me prioritetet e Policisë së Shtetit, si: lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike, operacionin “Forca e Ligjit”. Veliu theksoi se për një nga grupet e goditura, është bashkëpunuar ngushtësisht me BKA gjermane.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 24 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 25 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 26 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 28 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.