Mbrojtësi i Serbisë se përtyp dot “shqiponjën”: Festim primitivë, jemi 10 vite para tyre!

Zvicra fitoi 2-1 ndaj Serbisë, me dy gola të shqipatrëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ata festuan t dy me shqiponjë pas golave, duke ngjallur reagimin e ashpër në Serbi.  Një nga figurat më të njohura të kësaj Kombëtare, Kolarov, është shprehur se festime të tilla janë primitive.

“Ne jemi serbë dhe jemi përpara nivelit të tyre. Kishim të bënim me një primitivizëm. Ne jemi 10 vite përpara njerëzve që festojnë në këtë mënyrë, nuk është në nivelin tonë”, ka thënë Kolarov për “Sports Journal”.