Manjani: Cili kryeministër në Europë shan njerëzit e thjeshtë?! Palaço përfundimisht!

Antari i Asamblese Kombetare te PS Ylli Manjani, duke folur pas punimeve te kesaj asambleje, ku ka akuzuar kryetarin e PS Edi Rama, si te paafte per te drejtuar kete force politike.

Në lidhje me një regjistrim audio ku pretendohet se është zëri i kryeministrit Edi Rama që shan një qytetar, reagon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani shkruan se Rama është rrugaç i sforcuar, i cili kujton se e mbrojnë bodyguardët dhe të fortët që mban rrotull.

“Cili kryeministêr në Europë shan njerëzit e thjeshtë?! Palaço përfundimisht!”, shkruan ish-ministri në Facebook.

Postimi i Manjanit

Të jetë autentike vallë?!

Nuk e di, por rrugaç i sforcuar është! Kujton se e mbrojnë bodyguardët dhe të fortët që mban rrotull!!

Po kur të mos i ketë, llogjika ta do që i duhet të ruajë robt e vet!

Do edhe negociata ky….

Cili kryeministêr në Europë shan njerëzit e thjeshtë?!

Palaço përfundimisht!