Fitues të Olimpiadës me notë mesatare, Boçi: Degradim i Maturës

Dalja e rezultateve të provimit të maturës së Letërsisë, për deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, tregon degradimin e Maturës Shtetërore.

Përmes një postimi në facebook, deputeti sjell rastin e një nxënësi fitues i Olimpiadës së letërsisë në Shkodër, i cili është vlerësuar me notën 7-të, notë e cila sipas Boçit është marrë edhe nga nxënësit nën nivel mestar.

Nga ana tjetër, Boçi denoncon edhe daljen e testeve. ”Dalja e testeve, menxhimi skandaloz pa rregulla, korrigjimi shkel e shko, të gjitha janë pjesë e atij zinxhiri vlerësues që nuk funksionon më”,-thotë deputeti i PD-së.

Në fund, mesazhi i Boçit është se arsimi është i përmbysur me Maturën “e vrarë” nga Ministria.