Dy shqiptarë heronj, mposhtin një Serbi mu në mes të Rusisë!

Ndjenja e gjakut të një kombi të madh e sportdashës, siç jemi ne shqiptarët, tregoi në mes të Rusisë se pasioni, shpirti, vendosmëria dhe përbashkimi na ka mbajtur ndër shekuj si KOMB i qytetëruar dhe kurajoz.

Dje ishte ndeshja Zvicër-Serbi e cila për faj të serbëve, u kthyer në ndeshje mes shqiptarësh dhe serbëve. Ndonëse ishte Zvicra ekipi, por 5 lojtarë, bile më kryesorët ishin me gjak shqiptari. Ata luajtën për Zvicrën, por geni, gjaku dhe shpirti ishte në fushë krejt shqiptar.

Të shikoje Granit Xhakën, një futbollist klasi botëror, apo Xherdan Shaqirin me një zjarr e pasion brilant shqiptari, si një “Skënderbe” kundër serbëve, të cilët e sakatuan dhe dërrmuan fizikisht duke e goditur me qëllim për ta dëmtuar, por që iu shënoi një supergol që do ta mbajnë mend brezat në Serbi; nuk kishte shqiptar anekëndë botës që nuk ngrohej shpirtërisht për dyshen Xhaka-Shaqiri. Ata ishin mbrëmë heronjtë, jo vetëm të Zvicrës, por edhe të kombit shqiptar. Ndeshja mbaroi siç tashmë dihet me rezultatin 2-1.

Në fillim shënuan serbët në minutën e pestë të pjesës së parë, dhe kështu mbaroi kjo pjesë loje. Në pjesën e dytë “shqiponjat” shqiptarë, me në krye Shaqirin dhe Xhakën, nuk luanin në tokë, por sikur fluturonin në ajër. Ata shkatërruan një Serbi me pretendime dhe në një stadium me 65 mijë tifozë rusë, të cilët ishin dhe bërtisnin për Serbinë.

Mjafton të shikosh mediat shqiptare dhe botërore dhe rrjetet sociale, sesi vlonin nga lumturia për dy bashkëkombasit tanë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Natyrisht edhe për tre të tjerët, të cilët formonin një xherdan me pesë yje në fushën e lojës.

Ndeshja me Zvicrës dhe Serbisë u ndoq me mjaft emocione, dhe në Presidencën shqiptare. Kreu i Shtetit Ilir Meta, gjatë këtij botërori ka krijuar një “Fan Zone” në mjediset e Presidencës ku së bashku me të ftuarit ndoqën spektaklin e futbollit. Aq e zjarrtë dhe emocionues ishte ky duel shqiptarësh dhe serbësh, pasi vetë e kërkuan para ndeshjes, sa bëri edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta të hidhej përpjetë nga gëzimi, duke harruar çdo protokoll. Apo vrapi i kryeministri Rama për postuar dy heronjtë e Kombit, në facebook e tij, apo shpërthimi i Berishës për Xhakën dhe Shaqirin.

Ishte ndeshje futbolli, por vetë serbët e kthyen në duel kombesh. Dhe shqiptarët i mundën mu në mes të Rusisë.

Në foto: Granit Xhaka duke festuar golin ndaj Serbisë

Në foto: Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores ndaj Serbisë

Në foto: Presidenti Meta duke festuar për golin e Xherdan Shaqirit dhe fitoren e Zvicrës ku luajnë pesë shqiptarë.

Image

VIDEO/Presidenti Meta duke festuar golin e Shaqirit