Dua Lipa i gëzohet suksesit të shqiponjave (FOTO)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan dy gola të mrekullueshëm në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë në Botëror. Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ashtu si miliona shqiptarë të tjerë i është gëzuar fitores së Zvicrës ndaj Serbisë. Pasi dy super golat e shënuar u realizuar nga futbollistët e njohur shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Ajo ka postuar në instastory, foto të dy futbollistëve së bashku me flamurin e Kosovës dhe atij Shqiptar.