Donald Lu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu s’kanë dështuar

Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vettingut në vendin tonë. I pyetur nga “BW” lidhur me pretendimet e disa njerëzve që kanë thënë se “reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon”, ambasadori Lu ka shprehur qëndrimin e tij.

Ai thotë se me zbatimin e deritanishëm të procesit të vettingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe.

Madje sipas tij, ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë.

Disa njerëz kane thënë se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon. Cili është komenti i Ambasadorit Lu mbi këto pretendime?

Ambasadori Lu: Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri.

Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë.

Vettingu po e ndreq këtë.

Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.