Detajet e reja, kush e donte të vdekur shqiptarin në Itali

Vazhdojnë hetimet për ngjarjen në Itali ku një shqiptar u gjet i vdekur në banesën e tij.

Ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë versionin e saj zyrtar nëse është vrarë apo vetëvrarë, mediat italiane theksojnë se ka më shumë shance të jetë vrarë.

Kjo për shkak se në qafën e tij ka shenja dhune. Një ditë më parë një shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tij në Romë.

Mediat italiane zbulojnë të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Policia italiane dyshon për një mbytje që mund t’i jetë shkaktuar shqiptarit, pasi në qafën e tij janë dalluar shenja.

33 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte shofer kamioni.

Miqtë e këtij të fundit pasi nuk po arrinin të lidheshin në telefon lajmëruan policinë.

Ndërsa sipas fqinjëve ai ishte njeri që nuk shihje shpesh në lagje pasi për shkak të punës ishte gjithmonë në lëvizje.