Ulërime dhe britma, ja si u festua goli në familjen e Xhakës (VIDEO)

Goli i Granit Xhakës ka entuziazmuar padyshim shumë tifozët shqiptarë, por padyshim më krenarë në momentin kur ai ka dërguar topin në rrjetë kanë qenë njerëzit me tij më të dashur, familjarët e tij.

Pamjet se si është përjetuar në familjen Xhaka ai moment emocionues i ndeshjes Zvicër-Serbi janë pasqyruar në rrjetet sociale nga vëllai i futbollistit, Taulant Xhaka.

Në sfond dëgjohen ulërima dhe brohoritje, ndërsa mes entuziazmit, shfaqet Taulant Xhaka që puth ekranin e televizorit.