Tifozët e Kolumbisë ndërpresin raportimin e gazetares shqiptare në Rusi

Ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria ka sjellë herë pas herë atmosferën e kampionatit botëror nga Rusia. Përmes raportimeve ‘live’, emocionet e tifozëve janë transmetuar mbrëmë në televizionin “Channel One”, në emisionin e gazetarit, Roland Qafoku, “Debati i Botërorit në Channel One” një grup tifozësh kolumbianë “ngacmuan” korrespondenten Blerina Mahmutaj.

Ishte një situatë sa e sikletshme, por edhe me ilaritet kur disa persona i ndërprenë fjalën gazetares dhe i kërkuan të dinin se me cilin shtet po raportonte. Kur ajo u tha se po fliste me Shqipërinë, kolumbianet thanë njëzëri: I LIKE ALBANIA.

Ndiqni videon për të kuptuar më shumë se ç’ka ndodhur mbrëmë nga lidhja me Moskën.