Si kurrë më parë, Miriam Cani surprizon fansat me bikini

Këngëtarja e famshme Miriam Cani, njëherësh edhe më e dashura për publikun, është kujdesur gjithmonë që t’i përcjellë fansave të saj një imazh të kuruar dhe shumë delikat.

Por këtë herë Miriami ka surprizuar fansat e saj duke publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram” me bikini të zeza në mes të detit.

Duket që Miriami ka punuar shumë për të arritur një trup perfekt dhe seksi pas lindjes së vajzës që ka me këngëtarin Alban Skënderaj, Amelin.

Megjithatë duket që çifti ka nisur pushimet e verës.