Shqiptari gjendet i vdekur brenda banesës, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një shqiptar brenda banesës së tij në Romë, Itali. Mediat italiane raportojnë se ai është gjetur i pajetë dhe dyshimet e para flasin për një vrasje të mundshme, por nuk ka ende konfirmim zyrtar.

Policia ka bërë me dije se shqiptari i vdekur është një 33-vjeçar, që dyshohet se është mbytur. Fqinjët kanë treguar se e shikonin shumë pak vërdallë, pasi ai ishte vazhdimisht në udhëtim për çështje pune.