Romir Zalla: Politika ka ndarë artistët në të kuq e blu, disave po u ofrohet shtëpi

Vazhdon protesta e aktorëve për Teatrin Kombëtar. Aktori Romir Zalla në protestën që u zhvillua dje pasdite tha se “politika ka ndarë artistët në të kuq dhe blu dhe madje po perpiqet ti manipulojë dhe korruptoje”.

Zalla tha se teatri ka më shumë se 20 vite që po rrënohet. Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e ndarjes që iu është bërë artistëve. “Ne na kanë ndarë në të vjetër dhe në të rinjë, me rrogë dhe pa rrogë, të jashtëm dhe të brendshëm, të kuq dhe me ngjyrë blu. Teatri po prishet çdo ditë.”

Aktori tha se poltika nuk mund të tregohet arrogante me artistët. “Ti mund të tregohesh arrogant me kuksianët, me minatorët, me mesuesit, me mjekët, inxhinierët, që kanë ngelur pa tekst, por kujdes po bëhesh arrogant me artistët.”

Gjithashtu ai shtoi se e di se çfarë do të bëhet me ndërtimin e Teatrit të ri.”Një kioskë ultra-moderne, një çakmak me shtatë shishe uiski të shtrenjta”, tha ai.

Zalla akuzoi qeverinë se disa aktorë janë pikasur prej saj dhe do u ofrohen lekë dhe shtëpi, për të mos folur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.