Ndërron jetë diplomati i njohur shqiptar

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është ndarë nga jeta diplomati i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli shkruan se Ahmeti do të mbahet në mend për kontributin diplomatik.

Ai ka shkruar: Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova lajmin e keq për vdekjen e tashmë të ndjerit, Xhafer Ahmeti, diplomatit të Kosovës në Mal të Zi dhe për shumë vjet Drejtor i Protokollit të Shtetit. Kontributi i tij në MPJ, si njëri nga diplomatët e parë pas pavarësisë do të mbahet mend gjatë. Ngushllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të Xhaferit!”

Xhafer Ahmeti para se të fillonte misionin diplomatik në Mal të Zi, kishte shërbyer në Protokollin e shtetit të Kosovës.