Murrizi: Bregu ia ka shitur shpirtin “dreqit”, Rama harxhoi…

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i ka kushtuar një status të gjatë ish-deputetes demokrate MajLinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila vijon të jetë aktive në media e nuk nguron të kritikojë lidershipin e PD-së. Murrizi thotë se ajo ia ka shitur shpirtin “dreqit”, ndërsa nuk nguron të thumbojë edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, nëse Rama do kishte lobuar, punuar e harxhuar për Shqipërinë aq sa punoi e harxhoi për të punësuar Majlindën negociatat do ishin hapur me kohë.