Mediat zviceriane: Fal shqiponjave jemi në botëror

Mediat në Zvicër kanë shpërthyer në delir për ndeshjen e sotme me Serbinë. Pothuaj të gjitha agjencitë e lajmeve kanë titull kryesor fitoren dhe golat e dy shqiptarëve.

Blick.ch, një nga agjencitë më të lexuara në Zvicër shkruan: “Fal shqiponjave jemi në botëror”.

“Granit Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare godet Serbinë në zemër. Së pari me golin e barazimit e pastaj me shqiponjën dykrenare. Në anën tjetër Xherdan Shaqiri feston golin e fitores. Kaliningradi i Rusisë përkrahnin “vëllezërit” e tyre serbë, dhe fishkëllenin në çdo mundësi zviceranët me rrënjë në Ballkan. Pas golit të parë të shënuar nga Mitrovic, pjesa e dytë i takoi Zvicrës. Zuber me një krosim gjen Shaqirin. Gjuajtjai e xhuxhit magjik ndalet, por topi vjen deri tek Xhaka që është i lirë, dhe ai e takon topin për mrekulli nga 25 metra duke e futur në gol. Xhaka që lëviz buzët kur këndohet himni zviceran, festoi me shqiponjën, që cilësohet provokim ky për Serbinë, e cila ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por ka edhe më mirë. Gavranovic gjen papritmas Shaqirin, i cili fut topin në mes të këmbëve të portierit Stojkovic. Ai heq fanellën e tij dhe bën Aladinin me llampë magjike. Serbët na sjellin fat!”,- shkruam Blick.