Manjani: Politika nuk e do këtë vend, po populli e do?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se politika shqiptare sot është e shantazhueshme dhe kjo është më e keqja që kemi në drejtim.

“Projektet e vetme janë çdo gjë që Europa nuk e bën dot në territorin e vet. Djegie mbetjesh, pritje refugjatësh, kultivim hashashi e trafikim droge, pastrim parash dhe ekonomi informale, pushtet të fortësh dhe demokraci të kufizuar”, shkruan Manjani në në postim në Facebook.

Më tej ish-ministri shtron pyetjen: Politika nuk e do këtë vend, po populli e do?!

Postimi i Manjanit

Politika Shqiptare sot është e SHANTAZHUESHME!

Ky është, në fakt, e keqja më e madhe që kemi në drejtim!

Prandaj dhe vendi Shqipëria po shpopullohet, ndërkohë që projektet e vetme janë çdo gjë që Europa nuk e bën dot në territorin e vet! Djegie mbetjesh; pritje refugjatësh; kultivim hashashi e trafikim droge; pastrim parash dhe ekonomi informale; pushtet të fortësh dhe demokraci të kufizuar.

Pyetja është: politika nuk e do këtë vend, po populli e do?!

Përgjigja e kësaj pyetje do na ndihmonte të gjithëve që të mbledhim mendjen!